Lajmet e fundit

Bud Lake dhe Manuel Santos janë një çift homoseksualësh nga Amerika, që për momentin po qëndrojnë në kryeqytetin e Tajlanës, Bangkok.
Ata nuk janë atje për pushime, mirëpo po luftojnë për vajzën e tyre.
Bud dhe Manuel, gjithmonë kishin ëndërruar që t’a kenë një fëmjë të tyre, transmeton Klan Kosova.
Kështu që Bud në mënyrë artificiale e ka lënë shtatëzënë një grua tajlandeze, Kusolsang.
Pas lindjes ky çift e ‘birësuan’ vajzën e saj të cilën e quajtën Carmen.
Por, gruaja tash po dëshiron që t’i kthehet fëmiu, e çifti janë të tmerruar.
“Unë nuk kam asnjë të drejtë ligjore mbi Carmen. Ajo që ka të drejtë mbi të është nëna e saj biologjike”, është shprehur Lake për CNN.
Kjo dramë filloi disa javë pas lindjes së Carmen në janar.
Një ditë përpara se t’a merrnin vajzën për në SHBA, ata morrën një mesazh nga Kusolsang duke i thënë se donte t’a mbante fëmiun, transmeton Klan Kosova.
Tani e ardhmja e tyre është në duart e gjykatave Tajlandeze.
Beteja për të drejtën ligjore mbi Carmen, erdhi në një periudhë shumë të komplikuar.
Kjo sepse Tajlanda dikur ishte një ‘industri’ ku lulëzonte kjo mënyrë e prindërimit, mirëpo pas një numri të madh të skandalëve ky shtet kishte vendosur për t’a ndaluar këtë praktikë.
Bud po shpreson që të përfitojnë nga një dizpozitë që do të hyjë në fuqi në fund të muajit që do u’a mundësojë atyre të largohen për në Amerikë bashkë me Carmen, mirëpo është një problem sepse sipas atij ligji prindërit shihen si “një burrë dhe një grua”.
Bud edhe pse është biologjikisht babai i Carmen (për shkak të spermës së dhuruar), mendon që nëna e vajzës së tij ka ndryshuar mendjen kur kuptoi që ata janë homoseksualë.
“Ajo deklaroi që ne nuk jemi një familje normale”, shprehet Lake.
Kusolsang shprehet që nuk është orientimi seksual arsyeja pse ajo dëshiron t’a rimerr vajzën e saj.
“Më mungon çdo ditë e më shumë”.
“Ne shohim se sa mizore është duke u bërë bota këto ditë”.
“Dhe unë nuk e di se çfarë ata do të bëjnë me fëmiun tim”, është shprehur Kusolsang.