Lajmet e fundit

Në numrin e shtatorit të revistës "Shape", Ciara, e cila njihet për trupin e saj të mahnitshëm prej balerine, ka zbuluar sekretin e rifitimit të formave të mahnitshme pas lindjes.
"Sapo iu riktheva punës, stërvitesha 2 deri në 3 herë në ditë", thotë 29 vjeçarja e cila në 4 muaj ka humbur jo pak, por 27 kilogramë.
Ciara tregon se ndërkohë që ishte shtatzënë me djalin e saj Future Zahir, hante çfarëdo ushqimi që kishte dëshirë dhe e njëjta gjë kishte vijuar edhe pas lindjes, në periudhën që nuk mund të bëntë stërvitje.
"Por , sapo doktori më tha se mund të filloja ushtrimet, ditën tjetër isha mbi pistën e vrapimit, shtoi ajo"
Këngëtarja e "I bet", e cila ushtrohet me instruktorin e familjes Kardashian, thotë se në orën e parë të stërvitjes, ata bëjnë një cirkuit kardio-poliometrik me elemente të boksit, që kategorizohet si proces stërvitor 3 në 1.
"Më pas, gjatë pjesës tjetër të ditës bëja dy seanca ushtrimesh kardio, e gjitha kjo e shoqëruar me një plan ushqimi të pastër dhe të specifikuar posaçërisht për mua", thekson Ciara./Anabel.al