Lajmet e fundit

Ciara duket se është e gatshme ta lërë pas të shkuarën e saj. Këngëtarja e njohur ka hequr dorë nga padia prej 15 milion dollarësh kundër ish-të dashurit të saj Future të cilin e akuzonte për shpifje.
Sipas dokumenteve të gjykatës rasti ka marrë fund përfundimisht nën motivin e paragjykimit dhe dy personazhet e njohur të Hollywoodit kanë rënë dakort gjithashtu dhe për kujdestarin e djalit të tyre Future Zahir Wilburn. Edhe pse të dy kanë qenë në vëmendjen e mediave për shkak të problemeve dhe gjyqit mes tyre Ciara duket se ka vendosur të eci para me jetën e saj. Para pak kohësh ajo u martua me Russell Wilson dhe aktualisht është në pritje të një fëmije, transmeton blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Duket se mes Ciara-s dhe Future gjërat janë qetësuar paska pasi edhe më herët Future është shprehur se dëshironte më të mirën për ish- partneren.