Lajmet e fundit

Një ish-operator i shërbimit inteligjent amerikan, Donald Rikard zbulon se CIA ka qenë e përfshirë në arrestimin e Nelson Mandelës në vitin 1962.
Sipas tij, një lëvizje e tillë është ndërmarrë pasi besohej se Mandela ishte tërësisht nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik, shkruan gazeta “Sunday Times”.
“Ai mund të shkaktonte një luftë civile në Afrikën e Jugut dhe SHBA-të duhet të përfshiheshin, në mënyrë që gjërat të mos shkonin për dreq”, thotë Rikard. Mësohet se CIA ka dhënë informacionin e nevojshëm duke ndikuar në prangosjen e ish-liderit me ngjyrë.
“Ne të gjithë e dinim se kishte një bashkëpunim mes vendeve perëndimore dhe regjimit të Apartiedit”, tha ai. Deklaratat e ish-operatorit janë bërë në një intervistë të dhënë muaj më parë regjisorit britanik John Irvin, autor i filmit “Mandela’s Gun”.