Lajmet e fundit

Blac Chyna thuhet se nuk do të marrë pjesë në festën e famshme të Krishtlindjeve të organizuar nga Kris Jenner.
28 vjeçarja kishte disa probleme me Rob Kardashian menjëherë pasi janë bërë prindër të një vajze, një muaj më parë.
“Ajo nuk është e ftuar në festën e Kris”, ka thënë një burim për People, transmeton Klan Kosova.
Burimi shtoi: “Familja e Rob-it është duke u përpjekur për ta distancuar Rob-in nga Chyna”.
Një tjetër burim ka thënë për People se familja Kardashian/Jenner nuk e ka mbështetur asnjëherë këtë marrëdhënie dhe nuk do që ta mbështes.