Chris Rock është ndarë nga e dashura e tij, aktorja Megalyn Echikunwoke, pas katër vjetësh lidhje dashurie.
Disa burime e kanë konfirmuar për
Page Six se 55 vjeçari Rock dhe 36 vjeçarja Echikunwoke janë ndarë pa shumë zhurmë disa muaj më parë, para se ai të ishte në qendër të vëmendjes në Oscars me shakatë lidhur me divorcin e miliarderit dhe pronarit të Amazon Jeff Bezos.
Një burim ka thënë se Rock nuk ishte gati që kjo lidhje të përfundonte me martesë pas divorcit të dhimbshëm me gruan Malaak Compton-Rock, pas 18 vjetësh martesë.
“Kur divorcohesh duhet të ja nisësh sërish nga e para. Duhet të fillosh çdo gjë nga fillimi. Nuk thyhesh vetëm shpirtërisht, por diçka në jetën tënde vërtetë thyhet”, kishte thënë ai për
"Rolling Stone" një vit pas divorcit i cili ishte finalizuar në vitin 2016.
Komediani amerikan po ashtu e kishte pranuar se e kishte tradhtuar bashkëshorten e tij me tri gra, njëra nga të cilat ishte e famshme.
“Isha një copë m***”, kishte thënë ai.
Ai në këtë intervistë kishte folur edhe për lidhjen me yllin e
“Night School” dhe
“Almost Family”.
“Ajo është e veçantë dhe e jashtëzakonshme”, kishte deklaruar ai.
Çifti e kishin nisur lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2016, derisa më vonë u raportua se aktorja ishte duke jetuar në shtëpinë e Rock në New Jersey.

Rock ka folur në vazhdimësi për divorcin e tij të dhimbshëm që zgjati dy vjet për t’u finalizuar.
Ai ka shkuar edhe në gjykatë për të kërkuar kujdestarinë e përbashkët për dy vajzat e tij, Zahra dhe Lola, të cilat tash janë adoleshente.
“Më është dashur të paguaj një avokat që të më divorcojë. Kjo është si të paguash një vrasës me pagesë për të të vrarë”.
“Më është dashur të shkoj në gjykatë për të luftuar për fëmijët e mi. Që vetëm t’i shohë ata”, kishte deklaruar ai.
“A do të doja të martohesha sërish? Jo, edhe sikur kjo të ishte kura për sidën (AIDS)”, ka thënë ai më vonë me shaka.