29.02.2016 · përditësuar para 3807 dite1 min lexim
Prezantuesi i sotëm i Oscars, Chris Rock, e ka filluar monologun e tij hyrës dhe e ka përfunduar duke folur për racizmin dhe nëse ekziston ai ose jo në Hollywood.
Fjalimi i Rock është pritur shumë mirë dhe ka shkaktuar shumë të qeshura, njofton Klan Kosova.
Rock ka bërë shaka edhe në llogari të komedianit Kevin Hart.
Ai tha se Hart bënë filma më shpesh sesa pornoaktoret.
Chris Rock e ka filluar ashtu siç të gjithë e kanë pritur, me shumë shaka për racizmin dhe me humor shpotitës.
Ai ka thënë se nëse krijuesit me ngjyrë duan më shumë diversitet në Hollywod atëherë le ta kërkojnë një kategori për njerëzit me ngjyrë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.