Lajmet e fundit

Duket që Chris Martin me të vërtetë nuk dëshiron t'i ndajë rrugët me Gwyneth Paltrow.
Aktorja ka bërë kërkesë për divorc qysh në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa këngëtarit i janë servuar dokumentet një muaj më pas. Por bëhet e ditur se ai asnjëherë nuk i është përgjigjur kërkesës së saj, gjë për të cilën tani gjykatësi do të dijë se çfarë duan të bëjnë çifti me këtë rast, meqë kanë kaluar nëntë muaj.
Nga kjo vonese, Gwyneth mund të përfitojë atë që ka kërkuar në padi. Bëhet e ditur se 43 vjeçarja kërkon kujdestari të përbashkët të dy fëmijëve të tyre, transmeton Klan Kosova.