Këto ditë, ka pasur thashetheme se Chris Martin është parë duke u puthur me Dua Lipën në skenën e festivalit Glastonbury, gjatë fundjavës, transmeton Klan Kosova.
Por, 42 vjeçari, solisti i Coldplay, ka mohuar spekulimet se ai ka puthur 23 vjeçaren.
“Ne duam të konfirmojmë se Chris Martin dhe Dua Lipa nuk u puthën në Glastonbury dhe janë vetëm miq”, tha një përfaqësues i Chris në një deklaratë nëpërmjet Daily Mail.
“Ata të dy ishin në të njëjtën zonë me një grup të madh miqsh”, vazhdoi deklarata.
Mohimi i Chris Martin vjen disa javë pas lajmit se ai është ndarë nga aktorja Dakota Johnson.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.