Lajmet e fundit

Vokalisti i Coldplay, Chris Martin në prill të vitit 2014 është ndarë nga aktorja Gwyneth Paltrow.
Por Martin dhe Paltrow gjithmonë kanë treguar se pavarësisht që dashuria e tyre ka përfunduar ata do të vazhdojnë të mbesin miq të mirë, transmeton Klan Kosova.
Të dy kanë dy fëmijë së bashku dhe janë shprehur se lidhja e tyre me fëmijë nuk do të ndryshojë.
“Unë jam shumë, shumë i lumtur që që kam dy fëmijë të mrekullueshëm, edhe pse ishte një rrugë e vështirë por e mrekullueshme dhe jam shumë i lumtur që gjendem këtu ku jam”, është shprehur së fundmi Martin.