Lajmet e fundit

Chris Klein dhe Laina Rose Thyfault e kanë mirëpritur në këtë botë fëmijën e tyre, djalin me emrin Frederick Easton Klein.
Aktori i American Pie e postoi një fotografi të lezetshme të vogëlushit në llogarinë e tij të WhoSay dhe shkroi: “Jashtëzakonisht i bekuar dhe përgjithmonë mirënjohës ndaj gruas sime dhe bebes sonë të shëndetshme. Laina më dhuroi një mrekulli”.
Chris u martua me agjenten e udhëtimeve në vitin 2015 pas tre viteve së bashku, dhe njoftoi për shtatzëninë e saj në muajin mars, transmeton Kan Kosova.