Lajmet e fundit

Chris Hemsworth ka folur rreth ndjenjës e të qenit baba i fëmijëve të tij, India 3 vjeçare, binjakët Sasha dhe Tristan që kanë vetëm 20 muaj.
“Ndjehem sikur kam gjashtë”, tha aktori 32 vjeçar për Australia Daily Life, transmeton Klan Kosova.
“Ata janë non-stop fëmijë aktiv. Gjëja më e madhe që unë kam mësuar nga të paturit fëmijë është se tani unë e di çfarë është në të vërtetë dashuria".
“E njoh emocionin, të mirat dhe të këqijat”, shtoi ai.
“Ne kemi një jetë shumë normale”, shtoi Chris për jetën me familjen e tij dhe bashkëshorten Elsa Pataky.
“Këtu nëse dikush iu njeh, nuk është ndonjë gjë shumë e madhe. Nëse jeni duke jetuar në Hollywood, njerëzit udhëtojnë nga e gjithë bota për të parë të famshëm madje me kamera me vete. Ndërsa këtu kemi një jetë shumë normale, njerëzit janë shumë të respektueshëm dhe kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur të vijmë në Australi.