Kur hamendësohet se çfarë marke telefonash kanë të famshmit e Hollivudit, sigurisht mendohet se kanë telefonat më të rinj dhe më të shtrenjtë.
Por e njëjta nuk vlen për yllin e “Captain America”, Chris Evans, i cili deri më tani përdorte një iPhone 6 s.
Edhe pse pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 80 milionë dollarë, aktori nuk ishte ngutur të blinte versionet e reja të iPhone, duke i qëndruar deri më tani besnik iPhone 6 s-it.
Ai postoi në Instagram, ku ia dha lamtumirën e fundit telefonit.
“U prehsh në paqe iPhone 6 s. Ia kaluam mirë. Do të më mungojë butoni yt i shtëpisë”, shkroi Evans në një postim në Instagram, transmeton Klankosova.tv.
Tutje Evans shkroi disa gjëra që nuk do i mungojnë nga ky telefon.
“Nuk do të më mungojnë përpjekjet gjatë natës, duke provuar të të mbush me bateri. Apo fotografitë e tua të turbullta. Apo rënien e menjëhershme të baterisë, nga 100 në 15 përqind, deri sa vdisje komplet brenda minutash”.
“Ishte një kohë e hatashme, pusho i qetë, shok”, përfundoi aktori.
Për fat të mirë, Chris Evans duket se ka kaluar tani në një iPhone 13 shumë modern.
Kur bie fjala tek telefonat, Chris Evans njihet për rolin e tij në filmin “Cellular”, me ngjarjen që bazohet në shpëtimin e një gruaje të kidnapuar, e gjitha përmes linjës telefonike.
Në këtë film të vitit 2004, Evans përdorte një Nokia 6600.
Chris Evans me Nokia në filmin "Cellular"
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.