Lajmet e fundit

Duket se Gwyneth Paltrow nuk është e vetmja që nuk beson tek fjala “divorc”.
Pasi është ndarë “në mënyrë jo të ndërgjegjshme” nga bashkëshorti i saj i dhjetë vjetëve, Chris Martin, ky i fundit po qëndron po ashtu larg nga ky term kur vjen puna për ta përshkruar ndarjen e tyre.
“Është divorc, por një divorc i çuditshëm. Është qesharak. Nuk mendoj shpesh për shprehjen ‘divorc’. Nuk e shoh në atë mënyrë”, ka deklaruar vokalisti I grupit muzikor Coldplay për The Sunday Times, transmeton Klan Kosova.
“Më shumë e shoh si kur e takoni dikë, kaloni pak kohë së bashku dhe më pas gjërat fillojnë të lëvizin. Kam jetuar shumëçka që nga atëherë”, shtoi ai.
Rokeri britanik, i cili ka qenë i lidhur me Jennifer Lawrence dhe Annabelle Wallis që nga ndarja, po ashtu ka zbuluar se ai nuk e ka harruar ende nënën e dy fëmijëve të tij, Apple dhe Moses.