Lajmet e fundit

Chris Brown është duke fituar në departamentin e baballarëve… besoni ose jo.
Gjatë fundjavës ai e kishte marrë me vete vajzën e tij një vjeçare Royalty në ndeshjen basketbollistike të Los Angeles, transmeton Klan Kosova.
Për momentin Chris dhe nëna e vajzës së tij Nia Guzman po e ndajnë kujdestarinë e saj çdo katër ditë – dhe babi Brown shpesh po e merr vogëlushen e tij me vete nëpër vendet që ai zakonisht shkon.
E dini kur prindërit krenarë ju tregojnë fotografitë e fëmijëve të tyre “të lezetshëm”? Edhe në rastet kur ata nuk janë vërtet “të lezetshëm”? Epo, për fatin e tij të mirë, Royalty me të vërtetë është.