Lajmet e fundit

Chris Brown mund të ketë humbur diçka më shumë se gjësendet me vlerë të shtëpisë së tij, gjatë grabitjes së mbrëmshme.
Kjo mund t’i kushtojë këngëtarit edhe pak kohë atësie me vajzën e tij, sepse nëna e vajzës së tij është e brengosur që Royalty është në rrezik kur është me Brown dhe shokët e tij.
Burimet e afërta me Nia Guzman, i kanë thënë TMZ-së se ajo mendon që shumica e shokëve të Chris janë anëtarë të bandave ose të lidhur me ta, dhe plaçkitja e shtëpisë së tij tregon se ata tani i janë sulur atij, transmeton Klan Kosova.
Për këtë shkak, ajo nuk është rehat që vajza e tyre Royalty të jetë e rrethuar me këtë element.
Siç kanë raportuar mediat, edhe nëna e Chris gjithashtu mendon se plaçkitja është bërë nga njerëzit e tij.
Ngjarja ka ndodhur në kohë të pa përshtatshme për këngëtarin, pasi ai sapo i ka dorëzuar në gjykatë dokumentet me kërkesë të kujdestarisë së Royalty, pjesërisht me arsyetimin që Nia po ia mohon vizitat me vogëlushen.
Nëse edhe gjykata i sheh gjërat nga këndvështrimi i Nia-s, kjo mund t’i kushtojë atij me mohim të kujdestarisë.