Lajmet e fundit

Skandali i para ca ditësh në mes të këngëtarit Chris Brown dhe ish të dashurës së tij Carrueche Tran, u shkaktua nga disa miqtë e tyre të përbashkët.
Siç raportohet, disa nga shokët e Brown dhe Tran i kanë thënë këngëtarit se ajo ka shumë dëshirë që ata të kthehen sërish bashkë dhe i kanë rezervuar atij një tavolinë afër saj në klubin e natës.
Për këtë shkak këngëtari ka shkuar atë natë ne klub duke e ndjekur Karrueche, por reagimi i saj e ka treguar të kundërtën e asaj çfarë i kanë thënë shokët atij.
Chris e pa modelen për herë të parë atë natë, që nga ndarja e tyre kur është marrë vesh ekzistenca e vajzës së tij, transmeton Klan Kosova.
Pas këtij skandali, Chris Brown është pajtuar ta vazhdojë jetën para pa Carrueche Tran dhe që të dytë nuk flasin më me ata shokë që e kanë tentuar bashkimin e tyre.