Lajmet e fundit

Chris Brown më nuk mund të mirret vesh me nënën e vajzës së tij Royalty, Nia Gunzman, rreth kujdestarisë së vajzës dhe kërkesave të saj financiare.
Chris dhe Nia ishin në mosmarrëveshje për vajzën e tyre një vjeçare, pasi ajo i kërkon atij 15 mijë dollar në muaj për përkujdesjen e saj, shumë kjo më e madhe se që ai thotë se ështe fer.
Tmz ka mësuar se këngëtari ka proceduar padinë në gjykatën e Houston për të rregulluar çështjen e atësisë, e cila do t’i jep atij të drejtën ta luftojë Nian rreth mbështetjes financiare dhe kujdestarisë.
Chris po i paguante Nias 2.500 dollarë në muaj, një shumë që ai mendon se ishte e mjaftueshme dhe thotë se edhe gjykatësi do të vendosë për një shumë të tillë të përafërt, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu kërkon që ai t’i stabilizojë udhëzimet e qarta të kujdestarisë, pasi thotë se Nia ka qenë duke ia mohuar të drejtën për ta parë vajzën e tij.