Chris Brown i është përgjigjur postit të mikut të tij Justin Bieber.
Justin hyri dje në rrjetet sociale për të krahasuar Chris me ekuivalentin e gjallë të Michael Jackson dhe Tupac Shakur, transmeton Klan Kosova.
Ai inkurajoi fansat e tij për të dëgjuar muzikën e Chris dhe e vlerësonte atë.
Chris u përgjigj më pas në post, duke thënë: “Unë të dua njeri. Faleminderit që besove tek unë. Ti shkëlqen dhe zemra jote është e pakrahasueshme. Ti je një mbret por më e rëndësishmja është se ju vërtetë frymëzoni të tjerët dhe krijoni mundësi të pafundme”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.