Lajmet e fundit

Chris Brown e ka zbuluar se si do ta titullojë albumin e tij të ardhshëm - Royalty!
Këngëtari 26 vjeçar e ka titulluar albumin për shkak të vajzës së tij një vjeçare, me të cilën ka pozuar në tapetin e kuq të Billboard Music Awards në muajin Maj, transmeton Klan Kosova.
Chris momentalisht është i angazhuar me turneun e tij, së bashku me Kid Ink, Omarion, Fetty Wap dhe Teyana Taylor.
Ai ka planifikuar ta publikojë albumin e ardhshëm në vjeshtë.