Lajmet e fundit

Karrueche Tran i ka nervozuar fansat e ish të dashurit të saj Chris Brown, pasi e ka postuar një fotografi me buzë të përgjakur në rrjetet sociale.
Menjëherë pas postimit, fansat e modeles kanë filluar të spekulojnë nëse Chris Brown ishte përgjegjës për atë, pasi diçka të ngjashme i ka bërë këngëtares Rihanna në vitin 2009, transmeton klankosova.
Por, pasi fotografia bëri që fansat e Brown dhe Tran të fjalosen mes vete në internet, ajo ka reaguar duke thënë se nuk ka asgjë të tillë siç spekulohet.