Lajmet e fundit

Chris Brown ka një raport të policisë të ngritur kundër tij, pasi që një grua pretendon se ai ia drejtoi një armë asaj në orët e hershme të mëngjesit të së martës, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Artisti 27 vjeçar dhe gruaja e paidentifikuar thuhet se ishin në një banesë private, kur Chris nxori armën.
Gruaja e ka thirrur 911 dhe këngëtari është objekt i një hetimi penal që ka të bëjë me sulm.
Akuza është duke u hetuar nga policia dhe deri më tani Chris është i vetmi i dyshuar.