Edicioni i 15-të i
Chopin Piano Fest Prishtina, fillon sonte nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Hapja solemne bëhet me koncertin recital të pianistes polake e cila sjell kryeveprat e Frederik Chopin.
Maria Ludwika Gabryś-Heyke është pianiste e njohur polake e diplomuar në Akademinë e Muzikës "Fryderyk Chopin" në Varshavë dhe fituese e shume Çmimeve te Para në Konkurset Ndërkombëtare si ai "Ludwig van Beethoven" në Hradec nad Moravicí (Republika Çeke), "Edwin Fischer-Wettbewerb" në Lucernë (Zvicër) dhe në Konkursin "Chopin Golden Ring" (për instrumente të epokës) në Ptuj, Slloveni.
Aktualisht, Maria Gabryś-Heyke është profesoreshë dhe Shefe e Departamentit të Muzikës së Vjetër dhe e Çembalos në Universitetin e Muzikës "Fryderyk Chopin" në Varshavë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.