Lajmet e fundit

Chloe Moretz është parë me të dashurin e saj Brooklyn Beckham në pritje të një udhëtimi jashtë qytetit së bashku, të hënën në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.
Çifti i ri kaloi fundjavën së bashku në bregun perëndimor, pasi Brooklyn fluturoi në qytet të premten.
Çhloe kohën e fundit ka thënë për “Elle” se si Brooklyn e ndihmon atë për t’i vënë gjërat në perspektivë.
“I dashuri im është një mbështetje e madhe. Po mendoj, ai nuk më lë të gaboj”, ka thënë Chloe. “Por, kur unë ndihem keq me veten, ai është sikur: “Stop, dëgjo çfarë thua në intervista. Shiko se si po qëndron. Dëgjoi fjalët tuaja, ti je e bukur. Dhe ti më pëlqen mua në pantallona se sa kur jë në qilim të kuq”, shtoi ajo.
“Është ndjenjë e mirë kur ke një njeri 17 vjeçar i cili është në gjendje për të parë një femër në këtë mënyrë. Unë dua të them se ne jemi në rrugën e duhur”.