Lajmet e fundit
Mbrojtësi e ka bërë të qartë se skuadra kampione e Serie A kurrë nuk do të jetë aq atraktive sa gjiganti i La Liga.

Giorgio Chiellini u ka thënë fansave se Juventusi kurrë nuk do të shënojë aq gola sa shënon Real Madridi.
Kampioni i Serie A u kritikua për qasjen në mbrojtje dhe mungesën e sulmeve në përballjen me Sevilla në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë Chiellini e ka bërë të qartë që është në ADN-në e Juventusit që të jetë skuadër solide, jo shumë sulmuese.
"Megjithë respektin, Juventusi nuk është Real Madrid".
"Ata mund të fitojnë me katër apo pesë gola dallim. Juventusi nuk është skuadër e këtillë".
"Ne nuk jemi si Reali dhe nuk do të jemi kurrë skuadër e tillë".