Lajmet e fundit
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez raportohet se është në bisedime me klubin Orlando City.

Orlando interesimin për Chichariton e patën shprehur edhe në muajin maj të këtij viti, ndërsa tash siç duket gjërat janë më serioze.
Meksikani edicionin e fundit e kaloi si huazim te Real Madrid, ndërsa pas rikthimit thuhet se nuk është i preferuar nga trajneri Louis Van Gaal dhe do të largohet.
“Shpresojmë që në dy javët e ardhshme të bëjmë diçka konkrete për të sjellë këtë lojtar” ka thënë presidenti i Orlando City, Flavio Augusto.
Chicharito në 102 paraqitje ka realizuar 37 gola për United, ndërsa për Real Madridin në 33 ndeshje ka shënuar nëntë gola.