Mëngjesi i kësaj të marte solli një përballje fantastike në NBA, ku skuadra e Chicago Bulls ishte nikoqire e Cleveland Cavaliers.
Se tifozët në "United Center" do të jenë dëshmitarë të një super ndeshje, sinjalet u dhanë që në çerekun e parë, ku u shënuan plot 69 pikë (35-34).
Edhe 12 minutat e dyta shkuan të nivilezuara, ku mysafirët arritën që në pushimin mes të pjesëve, të shkojnë me epërsi prej një pike, 66-67, pasi çerekun e mbyllën në favor të tyre me rezultat 31-33, raporton Klankosova.tv.
Ndonëse jo me diferencë të madhe, Cavaliers fituan edhe dy fraksionet e pjesës së dytë (26-28 dhe 21:24), për ta rrëmbyer fitoren e 12-të rresht në edicionin 2024/25, si skuadra e vetme e pamposhtur deri tani.
Donovan Mitchel ishte sërish ylli i kësaj skuadre, duke realizuar 36 pikë, tetë kërcime e dy asistime.
Nga ana tjetër, gjëja më pozitive për Bulls, ishte rikthimi i Zach LaVine nga lëndimi.
Amerikani 29 vjeçar kontribuoi me 26 pikë, gjashtë kërcime e tri herë asistoi për pikët e bashkëlojtarëve, njofton Klankosova.tv.
Chicago ka vetëm katër fitore deri tani, kurse plot shtatë herë është mposhtur.
Kampionati më i fortë i basketbollit në botë, transmetohet ekskluzivisht në platformën gjigante, Art Motion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.