Të enjtën në mëngjes, do të zhvillohet një nga ndeshjet më interesante të sezonit në NBA. Skuadra e rikthyer në formën e dikurshme, Chicago Bulls do të udhëtoj drejt “American Airlines Center” për tu takuar me Dallasin që kanë lënë serinë negative prapa. Ndeshja kryesore e ditës së enjte vjen ekskluzivisht në Art Sport 1, me fillim nga ora 02:00 e mëngjesit.
02:00 Chicago Bulls – Dallas Mavericks Art Sport 1
Gjashtë herë kampionët e NBA, në kohën e artë të Michael Jordan, Chicago Bulls ka gjetur ritmin e viteve më parë dhe në konferencën lindore ndanë vendin e parë me Miami Heat duke arritur shtatë fitore e tre humbje në 10 ndeshjet e para të sezonit.
Me lojtarët më të mirë, Zach LaVine dhe DeMar DeRozan, demat synojnë të marrin tjetër fitore në udhëtim te Dallas Mavericks, që poashtu kanë seri të njejtë prej shtatë fitore e tre humbje në konferencën perëndimore. Skuadra që po udhëhiqet nga slloveni Luka Doncic, që sivjet ka mesatare prej 25 pikësh e 8 kërcime, do të synoj ta ndalë hovin e Chicagos.
Kryendeshja e ditës së enjte, mes Chicago Bulls dhe Dallas Mavericks do të zhvillohet në orën dy të mëngjesit, drejtpërdrejt në Art Sport 1.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.