Lajmet e fundit

Chester Bennington i Linkin Park mund ta ketë vendin e përjetshëm pushimi pranë mikut të tij të dashur, Chris Cornell.
TMZ ka mësuar se pranë varrit të Cornell është në dispozicion edhe një tjetër, dhe një burim ka treguar se familja e Chester po pret të telefonjë për blerje, transmeton Klan Kosova.
Chester ishte shumë i afërt me frontmenin e Soundgarden, ai performoi “Hallelujah” në varrimin e tij dhe kaloi nëpër një periudhë tepër të vështirë që nga vdekja e tij.
Bennington mund të ketë imituar vetëvrasjen e Cornell – ata vdiqën në mënyra të ngjashme.
