Lajmet e fundit

Cheryl Fernandez-Versini e kishte shansin që ta “pushtojë” Amerkikën gjatë kohës kur ishte në grupin muzikor të vajzave Girls Aloud, dhe sërish kur u bë anëtare jurie në X Factor-in Amerikan në vitin 2011.
Por diva e muzikës pop ka pranuar se asnjëherë nuk ka dashur të bëhet e famshme botërisht dhe preferon të mos njihet kur udhëton nëpër botë.
“Nuk e doja dominimin e botës, sepse kur kjo ndodh bota jote bëhet më e vogël, meqë bëhesh si peshku i artë brenda një ene dhe kudo që shkon ndihesh në një gjendje të njejtë histerike”, ka deklaruar Cheryl.
“Nuk e dua atë. Dua të jem në gjendje të shkoj nëpër vende ku mund ta kem lirinë. Dua që kur të dalë për të blerë ndonjë jogurt të ngrirë të mos jetë askush duke më fotografuar dhe unë të mos kem nevojë t’i rregullojë flokët”, ka shtuar ajo.