Lajmet e fundit

Liam Payne dhe Cheryl u bënë qendër e vëmendjes dhe pikë diskutimi në lidhje me raportin e tyre.
Ajo çfarë diskutohej më së shumti ishte gjendja e saj shëndetësore rreth thashethemeve se Cheryl do të sjell në jetë fëmijën e të dashurit Liam, përcjellë Klan Kosova.
Por më në fund, është 33 vjeçarja ajo që ka heshtur të gjithë, me paraqitjen e saj të fundit në Paris Fashion Week.
Cheryl ndonëse gjatë gjithë këtë kohë nuk pohonte e as mohonte nëse ajo është shtatzënë apo jo, kësaj radhe zeshkania shfaqi linja të përkryera të trupit të saj prej një shtatzëne duke konfirmuar çdo gjë, përcjellë Klan Kosova.
E dashura e Liam, u pa e veshur në një kostum të zi, derisa i theksohej edhe barku i saj prej një shtatzëne.