Lajmet e fundit

Cheryl e ka konfirmuar që ka dhënë dorëheqje nga X Factor, me qëllim që të fokusohet në karrierën e saj muzikore.
Këngëtarja 32 vjeçare ka treguar se është takuar me Simon Cowell, për t’i treguar rreth vendimit të saj dhe ai e ka përkrahur plotësisht.
“Kam pasur eksperiencë të jashtëzakonshme në jurinë e X Factor. Kam mësuar shumë dhe shijuar punën me talentët. Por më ka munguar koha kur bëja muzikë dhe jam e emocionuar që do të regjistrojë këngë të reja sërish”, është shprehur ajo.