Lajmet e fundit

Cheryl Fernandez Versini dhe Liam Payne mund të jenë në lidhje për vetëm disa muajsh, por ata këtë lidhje e kanë marrë shumë seriozisht, transmeton Klan Kosova.
Dyshja thuhet se po jetojnë së bashku.
Cheryl, 32 vjeçare mendohet të ketë lëvizur në rezidencën e Liam në Calabasas, Los Angelos, për të kaluar kohë më shumë me të dashurin përpara se ajo të udhëtoi përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Sun.
Romanca e tyre është shumë e fuqishme, saqë miqtë besojnë se çifti ka gjasa të kenë edhe një fëmijë së bashku.
“Ata janë aq të lumtur së bashku”, ka thënë një burim.
“Në fakt nuk do të çuditesha nëse Cheryl do të kishte fëmijë me Liam”.
Gjatë kësaj jave u zbulua se Cheryl është tërhequr nga X Factor dhe nuk do të jetë në panelin gjykues të këtij viti.
Burime të afërta me këngëtaren kanë këmbëngulur që ajo e ka “lënë” që të përqendrohet në muzikë dhe në marrëdhënien e saj me yllin e One Direction.