Lajmet e fundit

Cher Lloyd e ka publikuar videoklipin e këngës së saj të fundit “Activated”.
Në këtë video, këngëtarja 23 vjeçare paraqitet në një klub nate, ku pija e përzgjedhur është një e gjelbër ngjyrë neoni.
Edhe pse kënga nuk është zyrtare, Cher e dinte se duhej të bënte videoklip për fansat e saj.
“Këtë video doja ta bëja veçanërisht për fansat e mi, meqë derisa kënga nuk është zyrtare, reagimi ka qenë aq i pabesueshëm sa doja ta ndjek me diçka speciale si shenjë falënderimi për gjithë përkrahjen”, ka thënë ajo për Elle, transmeton Klan Kosova.