Lajmet e fundit

Cher ka folur pas vdekjes së ish-burrit të saj Gregg Allman.
Këngëtarja 71-vjeçare shfrytëzoi llogarinë e saj në Twitter të shtunën menjëherë pas publikimit të lajmit për të shprehur dhimbjen e saj, transmeton Klan Kosova.
“Jam lodhur. E pamundur të gjejë fjalë”, shkroi Cher. Më vonë ajo ndau edhe një fotografi të tyre së bashku dhe tha: “Kurrë nuk harrohet”.
Cher dhe Gregg u martuan në vitin 1975 deri në 1979 dhe kanë një djalë me emrin Elijah Blue.