Lajmet e fundit

Chelsea po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Bayern Munichut, Serge Gnabry.
Tuchel ishte i vendosur që klubi të nënshkruante me sulmuesin e Leeds United, Raphinha, por sulmuesi brazilian po preferon Barcelonën, derisa sipas raportimeve të fundit është afër të kalojë në “Camp Nou”.
Chelsea tani po shqyrton alternativa dhe sulmuesi i Bayern Munichut, Gnabry, 26 vjeç, është lart në listën e lojtarëve, për të cilët klubi është i interesuar, raporton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.
Gnabry, dikur i Arsenalit, shënoi 17 gola për Bayernin sezonin e kaluar dhe shihet si një opsion shtesë në fazën sulmuese të Tuchel.
Chelsea së fundmi ka arritur marrëveshje me Man Cityn, për transferimin e Raheem Sterling, për rreth 60 milionë euro.