Lajmet e fundit

Chelsea është gati që ta bëjë një ofertë për Luke Shaw gjatë verës, raporton Daily Mail.
Mbrojtësi i majtë nuk ka arritur as këtë vit që të këndellet në Old Trafford, dhe është kritikuar madje edhe nga trajneri i tij, Jose Mourinho.
Të Kaltrit, që dështuan ta transferojnë Alex Sandron nga Juventusi, tani duket se po udhëheqin në garën për nënshkrimin e 22 vjeçarit.
Për më tepër, Evening Chronicle raporton që Newcastle United është po ashtu në garë për shërbimet e përfaqësuesit të Anglisë.