Chelsea është rikthyer te fitorja duke e mposhtur Brightonin me rezultat të ngushtë 3-2, në kuadër të xhiros së 14-të në Premier League.
Serinë e golave e nisi Enzo Fernandez në minutën e 17’, pas një asistimi nga Benoit Badishile.
Vetëm katër minuta më vonë, Levi Colëill e dyfishoi epërsinë e bluve. Për ngushtimin e epërsisë u kujdes Facundo Buonanotte, në minutën e 43’.
Dy minuta më vonë, Chelsea mbeti me një lojtar më pak, pasi Conor Gallagher u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në pjesën e dytë, Fernandez realizoi edhe njëherë në minutën e 65’, nga penaltia.
Mysafirët shënuan edhe njëherë tjetër me anë të Joao Pedros, në minutën e 92’, i cili ishte edhe rezultati final i ndeshjes.
Chelsea pas fitores kalon në kuotën e 19 pikëve, në vendin e 10-të, teksa Brightoni renditet në pozitën e tetë me 22 sosh. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.