Lajmet e fundit

Chelsea po udhëheq garën për të nënshkruar me Leroy Sane nga Schalke dhe shpreson ta mposhtë në garë Manchester United dhe Cityn për nënshkrimin e talentit, me një ofertë prej 40 milionë funteve, sipas The Sun.
Ekipi nga Bundesliga pritet ta shes 20 vjeçarin këtë verë dhe blutë e Londrës janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për të riun.
Pep Guardiola është adhurues i Sanes përderisa United gjithashtu janë të interesuar, megjithatë është tërhequr për shkak të shumës së transferimit.