Lajmet e fundit

Në një intervistë për revistën Playboy, Chelsea Handler, ka treguar se kur ishte 16 vjeçare i kishte ndërprerë dy shtatzani.
Ajo ka treguar për të kaluarën e saj duke thënë që kishte ngelur shtatzënë dy herë brenda vitit paplanifikuar dhe është detyruar të abortojë, transmeton Klan Kosova.
Handler është shprehur se vendimi i saj për të abortuar ishte papërgjegjshmëri dhe që ajo vet ishte në një fazë shumë të rëndë të jetës së saj.
“I urreja prindërit e mi dhe unë po bëja seks të pambrojtur me të dashurin tim”.
Komediania e cila në atë kohë jetonte në New Jersey ka deklaruar se në fillim kishte shpresuar që t’i mbante fëmijët.