Lajmet e fundit

Chelsea e ka bërë një hap para drejt synimit kampional, e që këtë edicion mbetet zona "Champions".
Londinezët e mundën 4-0 ekipin e fundit në Premier League, njofton Klankosova.tv. Southampton që ka ngelur në kuotën e 9 pikëve, rezistoi vetëm 24 minuta, kur Nkunku e zhbllokoi rezultatin. Neto në të 36-ën dhe Colwill tetë minuta më vonë, i dhanë vulë fitores së "Bluve" të kryeqytetit anglez, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi spanjolli, Cucurrella, në të 78-ën. Për dallim nga Chelsea që nuk gaboi, hap fallso bëri Aston Villa. Ata u mposhtën 4-1 në udhëtim te Crystal Palace, duke mbetur katër pikë larg pozitës tabelare që dërgon në Ligën e Kampionëve. Dy herë Sarr dhe nga një shënim i Mateta e Nketiah, e zhvleftësuan plotësisht golin e barazimit që për mysafirët e shënoi Rogers, raporton Klankosova.tv. Liverpool vazhdon ta udhëheq bindshëm kampionatin me 64 pikë, Chelsea është i katërti me 18 më pak. Aston Villa tani me 42 sosh, renditet e nënta, derisa Crystal Palace e mban vendin e 12-të, me 36 pikë të grumbulluara.