Lajmet e fundit

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte, ka thënë se çdo ekip që luan ndaj Barcelonës duhet të vuajë.
Kampioni në Fuqi i Anglisë sonte zhvillon ndeshjen kthyese në Camp Nou ndaj Barcelonës, ndërkaq ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1.
“E njohim shumë mirë filozofinë e Barcelonës. Sigurisht, ata duan që ta dominojnë dhe ta luajnë futbollin e tyre, të shënojnë dhe ta fitojnë lojën, dhe duhet të tentojmë që ta bëjmë më të mirën”.
“Duhet të koncentrohemi, të rrimë me kokë në fushë në çdo moment dhe të dimë që ka momente kur duhet të vuajmë. Jo vetëm Chelsea, por çdo ekip që luan ndaj Barcelonës duhet të vuajë”, tha Conte.
“Duhet të jenë kompakt dhe kur keni topin, duhet ta keni ndjenjën në zemrën tuaj për ta krijuar shansin për të shënuar”.