Lajmet e fundit

Kampioni anglez, Chelsea, ka bërë gati ofertën 80 milionë euro për sulmuesin e Real Madrid, Alvaro Morata, sipas AS.
Morata dukej se do të transferohej në Manchester United, dhe Chelsea ishte favorite për transferimin e Lukakus, por tani që djajtë e kuq nënshkruan me belgun, gjërat kanë ndryshuar.
Chelsea, tani flitet se do të provojë ta transferojë spanjollin në kontratë katërvjeçare.