Lajmet e fundit

ChatGPT u ndalua nga autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave në fillim të prillit për shkak të shqetësimeve rreth privatësisë.
Prodhuesi i tij, OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft, tha se kishte "adresuar ose sqaruar" me sukses çështjet e ngritura.
Ai tha se politika e tij e privatësisë tani ishte e aksesueshme për njerëzit përpara se të regjistroheshin për ChatGPT dhe kishte një mjet të ri për të verifikuar moshën e përdoruesve.
Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave, i njohur gjithashtu si Garante, kishte kufizuar përkohësisht Chatbot-in dhe kishte nisur një hetim mbi shkeljen e dyshuar të aplikacionit të inteligjencës artificiale, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Ndërsa Garante kishte akuzuar OpenAI për dështimin për të kontrolluar moshën e përdoruesve të ChatGPT që supozohet të jenë 13 vjeç e lart, OpenAI tha se do të ofronte një mjet për të verifikuar moshat e përdoruesve në Itali pas regjistrimit.
Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që nga fillimi i tij në nëntor 2022.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.