Lajmet e fundit

Aktorja Charlize Theron së fundmi ka thënë se është shumë e vështirë për gratë e bukura që të marrin një rol të mirë në industrinë e filmit.
Në një intervistë për British GQ, ka thënë se kjo gjë duhet të ndryshojë, pasi që gratë e bukura dinë të luajnë role të rëndësishme, transmeton Klan Kosova.
“Ne po presim që shoqëria të ndryshojë. Do të ishte gënjeshtër që të thoja se gratë shqetësohen më pak për moshën se sa burrat. Por mendoj që është një standard jo real për atë se si duhet gratë të duken kur janë mbi moshën 40 vjeçare”.