Lajmet e fundit

Është një grua e re në jetën e aktorit të njohur, Charlie Sheen.
Aktori 51 vjeçar është parë me të dashurën e tij, Jules në Santa Monica të Kalifornisë të enjten mbrëma, në ditëlindjen e 12-të të vajzës së tij, Lola.
“Kjo është e dashura ime”, i ka thënë Sheen një paparaci jashtë restaurantit po ku po zhvillohej festa, transmeton Klan Kosova.
“Askush nuk e ka fotografuar deri tani”, ka vazhduar tutje aktori në bashkëbisedimin e tij me paparacin.
Sipas disa thashethemeve, të dy janë në lidhje qysh nga viti i kaluara.
Në ndërkohë edhe Denise Richards që është divorcuar me Sheen në vitin 2006 ishte poashtu pjesë e festës së ditëlindjes së vajzës së tyre.
Të dy duket se ruajnë marrëdhënie të mira, dhe prioritet kanë vënë fëmijët e tyre, pavarësisht që tashmë janë të divorcuar.