Lajmet e fundit

Aktori Charlie Sheen i ka vërtetuar thashethemet se është infektuar me virusin HIV, gjatë një interviste në emisionin TODAY, në NBC.
Kësisoj ai ia ka shtuar një kapitull të ri karrierës së tij e cila konsiderohet si njëra ndër më të paparashikueshmet në historinë e Hollywood’it.
“Jam këtu për ta pranuar se jam HIV pozitiv”, ka thënë Sheen.
“Duhet t’i jap fund sulmeve të ashpra dhe të vërtetave gjysmake”.
Sheen ka deklaruar se këtë fakt e kishte zbuluar para katër vjetësh, kur kishte pasur sulme të migrenës dhe djersitje gjatë natës.
Menjëherë ishte drejtuar tek mjekët, duke menduar se kishte tumor.
Por, kishte mësuar për infektimin me HIV.
“Janë tri shkronja të vështira për t’u gëlltitur”.
“Paraqesin pikë kthese në jetën e njeriut”.
Aktori insiston se e kishte njoftuar secilën partnere seksuale se ësthë i infektuar me HIV. Ai e pranoi se pas momentit që e kishte kuptuar se ishte me HIV, kishte pasur marrëdhënie seksuale me dy njerëz, mirëpo ata e kishin ditur se ai ishte i infektuar mirëpo partneret e tija ishin trajtuar menjëherë.
I pyetur se ku e kishte marrë virusin, ai ka thënë se “edhe sot e asaj dite nuk e di”.