Lajmet e fundit

Me 7 janar 2015 një sulm i rëndë kishte ndodhur në revistën satirike “Charlie Hebdo” në kryeqytetin e fjalë së lirë në Francë.
Një vit më parë tre persona të maskuar me kapuç të zinj në kokë dhe të veshur me rroba të zeza, kishin hyrë në selinë e revistës satirike, e njohur për stilin e saj ironizues dhe provokues, duke hapur zjarr me armë mbi gazetarët, e karikaturistët e kësaj reviste.
Nga 17 personat që kishin humbur jetën në janar të vitit të kaluar kishte edhe polic e kalimtar të rastit në supermarketin hebre në Paris.
Tragjedia dyshohej të jetë bërë për shkrimet satirik kundër ekstremistëve islamikë, njofton Klan Kosova.
Liderët shqiptarë: Sulmi terrorist akt kundër fjalës së lirë
Presidentja Atifete Jahjaga kishte marr pjesë në marshin e liderëve botërorë duke shprehur solidaritetin me popullin e Francës.
Atifete Jahjaga, 11 janar 2015
Marshi në Paris dëshmon solidaritetin e botës demokratike me popullin e Francës, që ka përjetuar këto ditë akte të rënda të barbarisë mbi qytetarët e saj dhe sulme mbi një prej vlerave më të çmuara të shoqërisë - lirinë e shprehjes dhe të fjalës. Sulmet mbi vlerat demokratike dhe mbi lirinë e shoqërive tona nuk mund të na zmbrapsin nga lufta e përbashkët për ndërtimin e një bote më të sigurt.
Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi kishte shprehur ngushëllimet e tij në librin e zisë tek Ambasada e Francës në Prishtinë.
Hashim Thaçi, 9 janar 2015
Sot shpreha ngushëllimet e mija dhe tërë popullit të Kosovës në librin e zi të hapur tek Ambasada e Francës në Prishtinë. Sulmi qyqar ndaj një gazete humori dhe sulmi sot ndaj një shitoreje hebreje tregojnë se lufta ndaj të keqes nuk zhvillohet vetëm në istikama dhe nuk shihet vetëm në televizor. Kosova i takon po të njëjtës familje, me po të njëjtat vlera dhe të njejtat pikëpamje mbi botën si viktimat e pafajshme franceze. Prandaj në Paris është sulmuar edhe Kosova, është sulmuar edhe liria jonë - dhe ne do të jemi pranë partnerëve në mbrojtje të saj pa kompromis dhe pa mëshirë ndaj dhunuesve. Franca do të fiton. Ne do të fitojmë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte thënë se marshi i liderëvë botëororë i bërë në Paris ishte një ditë e shënuar në histroinë e Eurpoës.
Ndërsa, tre lapsat e tij me ngjyrat e flamurit të Francës të vendosur në xhepin e tij të xhaketës kishte bërë bujë në gjithë botën.
“Politikani, por edhe artist e shkrimtar, u shfaq në marshimin e solidaritetit në Paris me lapsa ngjyrë blu, të bardhë dhe të kuqe të vendosur në xhepin e tij të xhaketës, duke nënkuptuar ngjyrat e flamurit francez”, kishte shkruar “The Independent”.
"Atëherë kur kishim menduar se lapsat ishin përdorur në çdo mënyrë të mundshme si simbol i fjalës së lirë dhe unitetit, në prag të sulmit të revistës satirike “Charlie Hebdo”, kryeministri shqiptar Edi Rama shfaqet me ide delikate të 3 lapsave në xhepin e tij të xhaketës".
Edi Rama, 10 janar 2015
Një ditë e shënuar në historinë e Europës.
Një vit pas sulmit në “Charlie Hebdo”
Parisienët vendosën kurora lulesh dhe ndezën qirinj, pranë zyrave të vjetra të revistës “Charlie Hebdo”, në prag të 1 vjetorit të sulmeve terroriste.
Ndërsa u inauguruan edhe pllaka përkujtimore në homazhe te viktimave.
Të shtunën do të vendoset gjithashtu një pllakë tjetër në periferinë jugore të Montrouge ku një person i armatosur qëlloi një polic.
Ndërsa një lis10 metra i lartë që do të pagëzohet si pema e kujtesës do të vendoset në shesh dhe muzikanti veteran francez Johnny Hallyday do të performojë Un Dimanche de Janvier, një këngë në kujtim të marshimit gjigand që pasoi sulmet në Paris.
Në prag të 1 vjetorit të tragjedisë, “Charlie Hebdo” ngjalli sërish polemika, me kopertinën e botimit special. Në të shfaqej karikatura e Zotit të gjakosur e me një arme në shpine..."1 vit më pas, vrasësit ende në liri" - është titulli që shoqëron karikaturën.
Përgatiti Klan Kosova.