Lajmet e fundit

Në një mesazh prekës në Instagram, aktori Charlie Carver, më shumë i njohur për rolin e tij si Ethan në Teen Wolf, u deklarua homoseksual për 760.000 ndjekës të tij.
Fotografinë e postoi me shkrimin: "Bëhuni ai që kishit nevojë kur ishit të rinj. Si fëmijë unë e dija që duhet të bëhem aktor... ishte aty rreth asaj moshe kur unë e dija, sidoqoftë në mënyrë abstrakte, që isha edhe ndryshe nga disa djelmosha të tjerë të klasës sime”.
Edhe pse i kishte treguar familjes së tij që kur ishte adoleshent, Charlie deklaroi se botës nuk ishte gati që t’ia zbulojë orientimin e tij seksual deri më tani, transmeton Klan Kosova.