Lajmet e fundit

I dashur krenar!
Channing Tatum ka komplimentuar të dashurën e tij Jessie J, pas koncertit të fundit që ajo e kishte ditën e martë, në Londër.
“Kjo grua dha gjithë shpirtin e saj në skenën e Royal Albert Hall. Kushdo që ishte aty prezent, ishte dëshmitar i një performance speciale. Wow”, ka shkruar 38 vjeçari Tatum në Instagram për performancën e të dashurës së tij.
https://www.instagram.com/p/BqI8Zxulg6W/?utm_source=ig_embed
Aktori i Lucky Logan ka shpërndarë po ashtu një video në Instagram Story ku shihet Jessie J duke kënduar.
Revista Us Weekly kishte zbuluar muajin e kaluar se Tatum dhe këngëtarja e “Bang Bang” janë në lidhje dashurie, transmeton Klan Kosova.
Kjo në fakt nuk është hera e parë që Tatum është pjesë e performancave të Jessie J. Ai ishte parë disa herë në disa nga spektaklet e këngëtares në fillim të muajit tetor.
Tatum ka qenë i martuar me Jenna Dewan me të cilën ka edhe një vajzë pesëvjeçare, Everly. Dewan ka kërkuar divorcin nga aktori më 26 tetor, gjashtë muaj, pasi kishin bërë të ditur se po ndahen.